19 Prill 2024

Ekonomia e Kinës është tkurrur me 6.8 për qind

Pekin, 18 prill -  Ekonomia e Kinës është tkurrur me 6.8 për qind ndër vite në tremujorin e parë të këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara dje.

Kina u përball me "një test të rëndë me shpërthimin e koronavirusit" në tre muajt e parë të vitit 2020, megjithatë, situata u vu nën kontroll ndërsa aktivitetet e biznesit dhe prodhimit u përshpejtuan në vend, tha Byroja Kombëtare e Statistikave.

"Sipas vlerësimeve paraprake, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kinës ishte 20,65 trilionë juanë (2.9 trilionë dollarë) në tremujorin e parë të vitit 2020, një rënie ndër vite prej 6.8 për qind të çmimeve të krahasueshme", thuhet më tej.

Tkurrja ishte më e madhe sesa pritej, si dhe rënia e parë, të paktën që nga viti 1992 kur filluan regjistrimet zyrtare të PBB-së.

Gjatë periudhës janar-mars, derisa prodhimi industrial dhe i shërbimeve, shitjet e tregut, investimet, tregtia e jashtme, papunësia dhe të ardhurat për kokë banori shënuan rënie, prodhimi bujqësor ishte i qëndrueshëm.

Pas shfaqejs për herë të parë në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi u përhap në të gjithë botën.

Ndërsa pandemia goditi ekonominë globale, ekonomia e bazuar në prodhimin e Kinës ishte ajo nga më të prekurat për shkak të ngadalësimit të tregtisë botërore dhe masave parandaluese. Rreth 84.000 persona janë infektuar në Kinë dhe më shumë se 4.600 kanë vdekur.

Në të gjithë botën, pandemia ka marrë mbi 145.500 jetë njerëzish dhe ka infektuar afro 2.16 milionë ndërsa më shumë se 548.000 janë shëruar nga sëmundja, tregojnë të dhënat nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)