16 Prill 2024

Ekonomia e Francës pritet të tkurret për 20 për qind

Paris, 27 maj - Ekonomia e Francës pritet të tkurret për 20 për qind në tremujorin e dytë të vitit, si rezultat i masave të ashpra të izolimit ndaj koronavirusit, tha Zyra e Statistikave e këtij vendi, Insee.

Sipas saj, në tremujorin e parë ekonomia franceze është tkurrur për 6 për qind.

Insee tha se aktiviteti ekonomik është kthyer për 21 për qind më pak se nivelet e zakonshme, pas lehtësimit të masave të izolimit, të cilat kanë qenë në fuqi nga mesi i marsit deri në fillim të majit.

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë eknomitë e vendeve të Evropës, të cilat janë detyruar të mbyllin përkohësisht bizneset për të frenuar përhapjen e sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Këtë muaj, Gjermania, ekonomia më e fuqishme në Evropë, ka rrëshqitur në recesion.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të paraqesë sot një propozim zyrtar për rimëkëmbjen ekonomike të kontinentit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)