25 Prill 2024

Ekonomia e Eurozonës do ta rimarrë veten vitin e ardhshëm

Bruksel, 8 maj - Zyrtarë të BE-së janë shprehur se ekonomia e Eurozonës do ta rimarrë veten vitin e ardhshëm, pas ngadalësimit të sivjetshëm, dhe papunësia pritet të ulet më tej.

Sipas Komisionit Europian, rritja ekonomike e sivjetshme do të jetë 1.2 %, më e ulët se ajo prej 1.9 % e vitit të kaluar. Por shifra parashikohet të arrijë në 1.5 % vitin tjetër.

Papunësia në 19 vendet e Eurozonës do të bjerë në 7.3 % në vitin 2020, nga 7.7 % që parashikohet të jetë sivjet.

Komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomiko-Financiare Pierre Moscovici u shpreh se gjendja fiskale e Italisë mund të përkeqësohet më tej vitin e ardhshëm, me një deficit 3.5 %, mbi kufirin prej 3.0 % të Bllokut.

"Ekonomia e çdo shteti anëtar do të vazhdojë të rritet sivjet dhe vitin tjetër, pavarësisht se me një ritëm të ngadaltë. Në Itali, rritja e dobët ekonomike do ta çojë nivelin e deficitit deri në 2.5 % këtë vit. Bazuar në hamendësimin që politikat nuk do të ndryshojnë, deficiti do të zërë 3.5 % të PBB-së së vendit në vitin 2020", tha Moscovici.

Komisioni Europian ka ulur gjithashtu parashikimin për rritjen e ekonomisë gjermane nga 1.1 % në 0.5%.

Ndërsa Banka Qendrore Europiane parashikon që inflacioni në Eurozonë do të jetë 1.2 % sivjet dhe 1.5 % në vitin 2020. Ky institucion ka njoftuar planet për dhënien e një raundi të ri të kredive me interes të ulët bankave komerciale, për të nxitur zhvillimin ekonomik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)