19 Prill 2024

Ekonomia britanike në 2020 shënoi rënien më të madhe në 300 vitet e fundit

Londër, 13 shkurt - Ekonomia britanike ka shënuar rënie prej 9.9 për qind në vitin 2020 për shkak të ndikimit negativ të pandemisë së koronavirusit, ndërsa bëhet fjalë për rënien më të madhe të ekonomisë së këtij vendi gjatë 300 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Zyrës britanike për statistikë (ONS), Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur me 1 për qind në kuartalin e fundit të vitit 2020, duke tejkaluar pritjet prej 0.5 për qind. Vetëm në dhjetor të vitit 2020, PBB-ja britanike u rrit me 1.2 për qind.

Në muajin nëntor të vitit 2020 ekonomia e vendit shënoi rënie prej 2.3 për qind ndërsa në nivel vjetor shënoi rënie prej madje 9.9 për qind, që është rënia më drastike që nga viti 1709, kur tërë Evropën e përfshiu vala e rëndë e të ftohtit.

Ndonëse rënia ekonomike vjetore në Britani të Madhe nuk ka tejkaluar 4.1 për qind që nga Lufta e Dytë Botërore, situata e regjistruar në vitin 2020 sipas modeleve të PBB-së të Bankës Qendrore të Britanisë është rënia më e fortë në 311 vitet e fundit.

Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak tha se këto shifra tregojnë se ekonomia po përjeton një tronditje serioze si rezultat i epidemisë që ka goditur të gjithë botën.

Ai përmendi se karantina momentale edhe më tej ka ndikim të rëndësishëm në shumë njerëz dhe kompani, ndonëse ekzistojnë disa shenja pozitive se ekonomia ofron rezistencë në periudhën e dimrit.

"Kjo është arsyeja pse fokusi ynë është të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të mbrojtur punonjësit, kompanitë dhe të ardhurat", tha Sunak.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)