20 Shtator 2018

Ekonomia botërore do të rritet për 3.1 për qind në vitin 2018

Washington, 11 janar - Banka Botërore parashikon që ekonomia globale do të rritet në 3.1 për qind në vitin 2018 pasi viti 2017 ishte shumë më i fortë se që pritej, meqë është duke vazhduar rimëkëmbja në fushën e investimeve, prodhimit dhe tregtisë dhe ekonomitë eksportuese në zhvillim janë duke përfituar nga stabilizimi e çmimeve të mallrave.

Megjithatë, kjo në masë të madhe shihet si një rritje afatshkurtër. Në një periudhë afatgjatë, ngadalësimi i rritjes potenciale – masë kjo që tregon se me çfarë shpejtësie një ekonomi mund të zhvillohet kur fuqia punëtore dhe kapitali shfrytëzohen në mënyrë të plotë – rrezikon përfitimet në përmirësimin e standardit të jetesës dhe në uljen e varfërisë në botë, paralajmëron Banka Botërore në raporti e saj mbi Perspektivat Ekonomike Globale 2018 të publikuar në janar.

Rritja në ekonomitë e përparuara pritet të jetë pak më e moderuar me 2.2 për qind në vitin 2018, pasi që bankat qendrore gradualisht dalin nga situata e akomodimit pas krizës dhe pasi që nivelohet trendi i rritjes së investimeve. Rritja në tregjet e sapodala dhe në ekonomitë në zhvillim në tërësi parashikohet të rritet në 4.5 për qind në vitin 2018, pasi që aktiviteti i eksportuesve të mallrave vazhdon të rimëkëmbet.

“Rimëkëmbja me bazë të gjerë e rritjes globale është inkurajuese, por kjo nuk është kohë për vetëkënaqësi,” tha Kryetari i Grupit të Bankës Botërore Jim Yong Kim. “Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të investuar në kapitalin njerëzor dhe fizik. Nëse politikë-bërësit nga e tërë bota fokusohen në këto investime kyçe, ata mund të rrisin produktivitetin e vendeve të tyre, mund të rrisin pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe të jenë më afër realizimit të qëllimit për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të rritur prosperitetit të gjithmbarshëm.”

Shkarkoni raportin mbi Perspektivat Ekonomike Globale 2018.

Viti 2018 është në rrugë të drejtë që të jetë viti i parë që nga kriza financiare në të cilin ekonomia globale do të funksionojë me apo pothuaj me kapacitet të plotë. Meqë amullia ekonomike pritet të marr fund, politikë-bërësit do të duhet të shikojnë përtej instrumenteve të politikës monetare dhe fiskale për të stimuluar rritjen afatshkurtër dhe të marrin parasysh nismat që kanë më shumë gjasa të nxisin potencialin afatgjatë.

Ngadalësimi i rritjes potenciale është rezultat i viteve të zbutjes së rritjes së produktivitetit, investimeve të dobëta dhe plakjes së fuqisë punëtore globale. Ngadalësimi është mjaft i përhapur, duke i prekur ekonomitë që përbëjnë më shumë se 65 për qind të BPV-së globale. Pa përpjekje për revitalizimin e rritjes potenciale, rënia mund të vazhdojë edhe në dekadën e ardhshme dhe mund të ngadalësojë rritjen mesatare globale për një çerek pike të përqindjes dhe rritjen mesatare në tregjet e sapodala dhe në ekonomitë në zhvillim për gjysmë pike të përqindjes gjatë kësaj periudhe.

“Një analizë e shkaktarëve të ngadalësimit të rritjes potenciale nënvizon se ne nuk jemi të pashpresë përballë kësaj situate,” tha Drejtori i Lartë i Bankës Botërore për Ekonomiksin e Zhvillimit, Shantayanan Devarajan. “Reformat që promovojnë arsim dhe shëndetësi cilësore, si dhe që përmirësojnë shërbimet e infrastrukturës mund të mbështesin në mënyrë substanciale rritjen potenciale, veçanërisht në tregjet e sapodala dhe në ekonomitë në zhvillim. Megjithatë, disa prej këtyre reformave do tu bëjnë rezistencë grupet politikisht të fuqishme, dhe kjo është arsyeja pse është shumë me rëndësi që informatat për përfitimet e tyre nga ky zhvillim të bëhen transparente dhe të jenë në dispozicion publik.”

Rreziqet nga ky parashikim anojnë kah trendi i rënies. Një tendosje e papritur e kushteve financiare globale mund të përmbys këtë ekspansion. Përshkallëzimi i kufizimeve tregtare dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mund të dëmtojë besimin dhe aktivitetin. Në anën tjetër, rritja ekonomike më e madhe se që është parashikuar po ashtu mund të materializohet në disa ekonomi të mëdha, duke e rritur edhe më shumë trendin e rritjes globale.

“Me kthimin e shkallës së papunësisë në nivelet e para krizës dhe me një pasqyrë ekonomike më të ndritshme si në ekonomitë e përparuara ashtu edhe në botën në zhvillim, politikë-bërësit duhet të mendojnë për qasje të reja për të mbajtur këtë dinamikë të rritjes,” tha Drejtori i Bankës Botërore për Prospektet e Ekonomiksit të Zhvillimit Ayhan Kose. “Në mënyrë të veçantë, janë bërë urgjente reformat që përmirësojnë produktivitetin pas intensifikimit të presionit ndaj rritjes potenciale të shkaktuar nga plakja e popullsisë.”

Përveç hulumtimit të zhvillimeve në nivelet globale dhe rajonale, raporti Perspektivat Ekonomike Globale 2018 i janarit trajton më nga afër parashikimin për rritjen potenciale në secilin prej gjashtë rajoneve të botës; mësimet nga kolapsi i çmimit të naftës në 2014-2016; dhe lidhjen ndërmjet niveleve më të larta të aftësisë dhe arsimimit dhe niveleve më të ulëta të pabarazisë në tregjet e reja dhe në ekonomitë në zhvillim.

Përmbledhje për rajonet:

Evropa dhe Azia Qendrore: Rritja në këtë rajon parashikohet të bie në 2.9 për qind në vitin 2018 nga 3.7 për qind sa ishte parashikuar në vitin 2017.

Rimëkëmbja pritet të vazhdojë në lindje të rajonit, e shtyrë nga ekonomitë eksportuese të mallrave, e cila balancohet nga ngadalësimi gradual në pjesën perëndimore si rezultat i aktivitetit të moderuar ekonomik në zonën e Euros.

Rritja e paqartësisë së politikave dhe rënia e serishme e çmimeve të naftës paraqesin rreziqe për rritje më të ulët se sa që ishte parashikuar.

Rusia pritet të ketë rritje prej 1.7 për qind në vitin 2018, e pandryshuar nga shkalla e rritjes e vlerësuar në vitin 2017. Turqia parashikohet të ketë rënie në 3.5 për qind këtë vit nga 6.7 për qind në vitin që sapo përfundoi.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018  - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)