20 Prill 2024

Ekonomia amerikane shton edhe 228 mijë vendeve të reja të punës

Washington, 12 dhjetor - Ekonomia amerikane shënoi një tjetër muaj mbresëlënës me hapjen e 228 mijë vendeve të reja të punës në muajin nëntor. Shkalla e papunësisë, që ndodhet në nivelin më të ulët në 17 vite, mbetet në 4.1 për qind. Por sipas kompanive të rekrutimit tregu i punës po ndryshon.

Rritja e ekonomisë amerikane me një ritëm më të shpejtë nga sa pritej si dhe i rezervave financiare, bënë që muaji nëntor të shënojë një tjetër rritje të fuqishme përsa i takon punësimit.

"Është vërtet e jashtëzakonshme që kemi një rritje ekonomike e cila ka nisur në mesin e vitit 2009 dhe një ekonomi që vazhdon të krijojë një numër të konsiderueshëm vendesh të pune çdo muaj. Perspektiva duket të jetë mjaft e mirë edhe për vitin e ardhshëm”, thotë Mark Hamrick me Bankrate.com

Edhe pse rritja e pagave mbetet zhgënjyese, kjo nuk i ka stepur aspak konsumatorët, sipas një sondazhi më të fundit të Shoqatës Kombëtare për Ekonominë e Biznesit.

"Besimi i konsumatorit, është rritur në nivele shumë të larta, por kështu edhe investimet e biznesit", thotë Ken Simonson i Shoqatës Kombëtare për Ekonominë e Biznesit

Por ndërsa ekziston një numër i madh vendesh të lira pune, sipas kompanive të rekrutimit po zvogëlohet numri i njerëzve të kualifikuar për këto punë.

"Falë teknologjisë së re, në tregun e punës mund të gjenden lloje të reja punësh. Por për ironi, mungojnë talentet", thotë Jim Stroud i Sourceright Randstad, një kompani rekrutimi.

Punëdhënësit po u përgjigjen nevojave të tyre duke ndryshuar strategjitë e rekrutimit. Sipas raportit më të fundit të kompanisë së rekrutimit “Randstad Sourceright” të titulluar "Trendi i të talentuarve”, më shumë se 60 për qind e kompanive të anketuara planifikojnë të zëvendësojnë një të tretën e stafit të tyre të përhershëm, me kontraktorë të pavarur apo punonjës që punojnë për disa kompani njëkohësisht.

"Shumë prej punëkërkuesve nuk shohin përpara. Ata shohin vetëm llojin e punës që mund të kenë aktualisht, pa kuptuar ose duke mos marrë parasysh faktin se vende e punës po ndryshojnë ", thotë Jim Stroud i Sourceright Randstad.

Por zhvendosja drejt ekonomisë që bazohet tek puna e përkohshme dhe e pavarur do të paraqesë sfida për punëtorët tradicionalë.

"Në disa mënyra kjo siguron mundësi të jashtëzakonshme, por për disa prodhon rreziqe dhe ankth, në atë masë që nuk siguron një planifikim të mirë financiar dhe shqetësim për gjëra të tilla si kujdesi shëndetësor", thotë Mark Hamrick i Bankrate.com.

Sipas kompanive të rekrutimit për të konkuruar në një treg pune që ndryshon me shpejtësi, jini fleksibël dhe vini në përdorim aftësitë tuaja.

"Sa më shumë që jeni të gatshëm të mësoni e të përshtatni aq më shumë kërkesë për ju do të ketë në treg”, thotë Jim Stroud i Sourceright Randstad.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)