25 Prill 2024

Ekonomia amerikane rritet 4.2 për qind

Washington, 30 gusht - Ekonomia amerikane u rrit 4.2 për qind në tremujorin e dytë, ose 0,1 përqind më shumë se sa parashikimi fillestar. Kjo është rritja më e fuqishme që nga viti 2014.

Raporti i sotëm i Departamentit të Tregtisë është një rishikim rutinë i vlerësimeve, që bëhet sa herë ka të dhëna më të plota për ekonominë.

Rritja erdhi kryesisht nga një rënie e importeve, veçanërisht të naftës, dhe nga disa faktorë të tjerë të përkohshëm.

Njëri prej tyre është një rritje e eksporteve të sojës, të cilat morën një ritëm më të shpejtë pasi importuesit u përpoqën t’u shpëtojnë tarifave të vendosura nga Kina, si reagim ndaj atyre të vendosura nga administrata Trump mbi mallrat kineze.

Shifrat e tremujorit të dytë janë pothuajse dyfishi i atyre të tremujorit paraardhës. Ekonomistët parashikojnë që rritja e përgjithshme për këtë vit të jetë rreth tre përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)