28 Mars 2024

Edhe Sindikata e Pavarur e Doganës kërcënon me greva

Prishtinë, 29 janar - Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes një komunikate edhe njëherë shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i Pagave, i cili nuk po siguron një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik dhe i njëjti ka shkaktuar pakënaqësi të punonjësit e Doganës, pasi që propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasyshë dhe nuk janë involvuar në këtë draft.

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterrur të gjitha format tjera për  realizmin e këtyre këkesave, edhe përkunder njoftimeve parprake situata mbetet e njëjtë, tash e tutje SPDK do të kaloj në forma tjera të reagimit sindikal të paralajmëruara edhe medialisht ditë më parë.

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës urgjentisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisionet Parlamentare dhe Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të reflektojnë dhe ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e Pagave për punëtorët e Doganës, në të kundërten veprimet sindikale të ndërmarra konformë dipozitave ligjore në vend, do të intensifikohen ditëve në vijim.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)