28 Mars 2024

Edhe pse pandemi, sistemi financiar vazhdon të jetë i qëndrueshëm

Prishtinë, 17 shtator - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti vlerëson se paratë e mërgatës kosovare kanë zbutur vështirësitë ekonomike në vend që u shkaktuan nga pandemia Covid-19.

Mehmeti po ashtu bëri të ditur se BQK-ja është në proces të liberalizimit të tregut bankar dhe të sigurimeve në përpjekje për rritjen e konkurencës dhe për stabilitet.

Sa i përket gjendjes aktuale financiare marrë parasysh situatën me pandeminë, Mehmeti tha se varësisht kësaj sistemi financiar në Kosovë jo vetëm që ka arritë të përballoj rreziqet që kanë rrjedhë prej kësaj krize të shkaktuar nga pandemia por njëhkohësisht ta ketë edhe rolin kyç në rimëkëmbjen ekonmike në vend.

"Sistemi financiar në Kosovë jo vetëm që ka arritë të përballoj rreziqet që kanë rrjedhë prej kësaj krize të shkaktuar nga pandemia por njëhkohësisht ta ketë edhe rolin kyç në rimëkëmbjen ekonmike në vend."

"Nëse fokusohemi te sektori bankar si komponentë kryesore e sistemit financiar, shohim se ky sektor përkundër rreziqeve të shkaktuara nga pandemia ka arritë që ta kreditojë ekonominë e vendit. Deri në korrik të vitit 2021 vetëm kreditë e reja janë shuar 974 milonë euro dhe njëhkohësisht ka bërë që të kemi një rritje të kreditimit 12% në baza vjetore, që në total vlera e kredive ka arritë në 1.5 miliard euro."

"Po ashtu, asetet në sektorin bankar kanë arritur 5.6miliard euro, kanë shënuar rritje vjetore prej 15%", tha Mehmeti për tv21.

Tutje guvernatori tha se besueshmëria e publikut vazhdon të jetë e lartë në sektorin bankar dhe pikërisht kjo ka ndikuar të shënojnë rritje depozitat, rritje afët 15%, dhe normal e interesit gjatë kësaj periudhe ka rënë në 6.0%.

"Besueshmëria e publikut vazhdon të jetë e lartë në sektorin bankar dhe për këtë arsye depozitat poashtu, kanë shënuar një rritje prej 4.6 miliard euro, rritje vjetore prej afër 15%.

Gjithashtu, norma e interesit ka rënë, gjë që ka bërë të lehstësohet casja në financa, ka rënë në 6.0% kështu që edhe kreditë joperformuese vazhdojnë trendin rënës, të cilat shënojnë 2.6 % dhe të cilat janë mirë të provizionuar".

Mehmeti tha se bankat janë likuide dhe mirë të kapitalizuara, ku raporti i likuiditetit shënon 16.3%, që, sipas tij, është normë mbi minimumin e kërkuar rregullativ.

"Bankat janë likuide, janë mirë të kapitalizuara, raporti i likuiditetit shënon 38.6% ndërsa raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit shënon 16.3%, që janë larg mbi minimumin e kërkuar rregullativ.

Në gjendje pozitive kemi edhe të sektorit të sigurimeve, ku kemi rritje të aseteve, kemi rritje të pagesës së dëmeve, kanë filluar këto kompani të konsolidohen gjithashtu edhe në sektorin financiar, jo bankar, dhe institucionet mikrofinanciare."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)