25 Prill 2024

Edhe një mundësi zhvillimi për bizneset e Kosovës

Prishtinë, 9 prill - Rritja e mundësive të zhvillimit të bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës ishte arsyeja e takimit me përfaqësueset e South Central Ventures, znj. Tatjana Zabasu dhe Ivana Stankovic.

Anëtarët e bordit të OAK-së prezentuan arsyet e themelimit të odës si dhe punët e vazhdueshme për krijimin e një klime më të mirë të bërit biznes. Duke theksuar që Kosova ka nevojë për investitorë që ndihmojnë në zhvillimin e bizneseve aktuale si dhe rritjen e punësimit.

Takimi me South Central Ventures është fokusuar për informim dhe ndihmë të bizneseve anëtare. Përfaqësueset e South Central Ventures prezentuan fondin që funksionon që nga viti 2015 dhe ka në dispozicion rreth 40 milion euro për investime.

Fokus kanë investimin në bizneset e sektorit të teknologjisë që kanë ideja inovative dhe potencial të depërtojnë jashtë vendit. Përveç këtyre investojnë edhe në rritjen e punësimit si dhe zhvillimin e bizneseve përmes teknologjive përkatëse.

Gjithashtu, përfaqësueset e ENIF Funds përgëzuan odën për misionin që ka dhe iniciativa për gjetjen e mundësive të reja për zhvillimin e bizneseve.

OAK do t'i informojë bizneset anëtare për këto mundësi të reja. Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, Sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hasan Gigollaj, koordinatorja Qëndresa Ibrahimi, zyrtaret Mirjeta Shala, Rreze Cana dhe Vanesa Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)