12 Gusht 2022

Edhe Maqedonia po përballet me mungesë të punëtorëve

Shkup, 2 korrik - Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të punëtorëve nëpër disa fusha të ndryshme veprimtarie.

Sektori i industrisë së prodhimit dhe guroreve duke se mbeten sektorët më të padëshiruar për punë.

Në periudhën janar – maj të këtij viti, krahasuar me pesë muajt e parë të vitit të kaluar, numri i punëtorëve është më i ulët për dy përqind.

Numri i punëtorëve në sektorin e minierave dhe guroreve në maj 2022, krahasuar me majin 2021, shënoi një rënie prej 2.5 përqind, në sektorin e industrisë përpunuese një rënie prej 1.7 përqind si dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar një rënie prej 1.2 përqind.

Sipas ESHS-së, tek grupet kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2022, krahasuar me majin 2021, ka një rënie te Energjia me 5,1 % dhe Mallrat e konsumit jo të qëndrueshme me 5,5 %, ndërsa rritje ka tek produktet e ndërmjetme, përveç energjisë me 1,0 %, produkteve kapitale me 2,0 % dhe mallrave të qëndrueshme konsumatore me 2,4 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)