25 Prill 2024

Ec Ma ndryshe prezanton platformën urbane të Prizrenit

Prizren, 6 tetor - Organizata jo-qeveritare “Emancipimi Civil Ma Ndryshe” organizon sot tryezën e diskutimit “Një agjendë urbane për Prizrenin”, e cila mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren.

Gjatë kësaj tryeze, EC do t’i prezantojë analizat dhe platformën urbane, në formë të të gjeturave dhe orientimeve për një agjendë urbanë për Prizrenin.

Pjesë e panelit të tryezës do të jenë të gjithë kandidatët për kryetar komune të Prizrenit, të cilët garojnë në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Të ftuar në këtë tryezë janë përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, qeverisë lokale, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të komunitetit, bizneseve, medieve lokale dhe qendrore dhe të tjerë.

Si kontribut për fushatën zgjedhore, EC dëshiron të sjellë në diskutim çështjet prioritare që ndërlidhen me planifikimin urban, trashëgiminë kulturore, mjedisin dhe zhvillimin lokal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)