29 Mars 2024

Dy persona fitojnë lotarinë në vlerë të 1 miliard dollarëve

Florida, 8 janar - Dy blerës të tiketave për lotari në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë vikendit, kanë thënë zyrtarët.

Një person apo grup në Nju Hempshir ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, vetëm një ditë, pasi blerësi i tiketës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.

Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura. Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë.

“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i marketit ku është blerë tiketa, Sam Safa. Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e tiketës.

Ndërsa tiketa e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar. Dyqani ku është blerë kjo tiketë do të fitojë 100,000 euro për shitjen e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)