28 Mars 2024

Drejtoria e Inspeksionit vazhdon me lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

Mitrovicë, 4 nëntor - Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspeksionit, ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.

Lidhur me këtë aksion, zyrtarët komunal nga Drejtoria për Inspeksion, bëjnë të ditur se ky lokal ka shfrytëzuar hapësirën publike duke dëmtuar sipërfaqen e gjelbëruar, me anë të kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarë tjerë, pa leje nga organi kompetent.

Prandaj zyrtarët komunal kanë vepruar në bazë të vendimit, i cili është lëshuar me datë 31 tetor, dhe në bazë të nenit 148 dhe 152 të ligjit Nr.05/031, ku me këtë rast kanë bërë sekuestrimin e kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarët tjera, që ishin vendosur përgjatë lokalit dhe të cilat ishin të vendosura në hapësirat publike, pa lejen paraprake nga organet kompetente.

Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Me këtë rast drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bënë thirrje tek të gjitha bizneset që ti kryejnë obligimet ndaj komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba si dhe do të bëhet sekuestrimi dhe konfiskimi i inventarit që gjenden në hapësirat publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)