28 Mars 2024

Drejtori i ri i ATK-së zotohet për fuqizim të partneritetit me sektorin privat

Prishtinë, 20 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë me qëllim të ruajtjes së partneriteti të ngushtë, derisa përveç dialogut me sektorin privat do të angazhohet edhe për përmirësimin e të bërit biznes në përgjithësi. Kjo u tha sot gjatë një takimi që Drejtori i ri i Përgjithshëm i ATK-së pati me drejtuesit dhe anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj tha se do të angazhohet për raporte të mira me tatimpaguesit duke i inkurajuar që të adresojnë direkt tek ATK çështjet me të cilat ata përballen, duke premtuar trajtimin objektiv të tyre. Ai tha se roli i ATK-së është edhe në përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes dhe kjo do të jetë në fokus të punës së tij. 

Murtezaj tha se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Odën Amerikane por edhe me përfaqësuesit e tjerë të sektorit privat, ndërsa përmendi nxjerrjen e vendimit sqarues publik për trajtimin tatimor të kontratave afatgjata ndërtimore, si një hap për tejkalimin e një problemi me të cilën janë përballë bizneset e sektorit të ndërtimtarisë.

Drejtuesit dhe anëtarët e Odës Amerikane u zotuan po ashtu për partneritet konstruktiv me Administratën Tatimore të Kosovës, duka pasur parasysh që ky institucion së bashku me Doganën, janë ndër institucionet më të rëndësishme në operimin e bizneseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)