18 Prill 2024

Drejtori i ATK-së takohet me përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve Privat

Prishtinë, 1 nëntor – Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunim në fushat e përmbushjes tatimore.

Temat të cilat u diskutuan me theks të veçantë ishin borxhlinjtë, tek të cilët duhet të zbatohen procedurat e përmbarimit, po ashtu  këmbimi i të dhënave dhe avancimi i komunikimit edhe me institucionet financiare për zbatim të procedurave përmbarimore.

Ndër të tjera, u fol edhe për mbështetjen me trajnime për komunitetin e përmbaruesve, si dhe seminare informuese për tatimpaguesit rreth procesit tatimore dhe përmbarimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)