19 Prill 2024

Drejtësia gjermane heq të gjitha dyshimet mbi kompaninë Ecolog

Dyzeldorf, 7 mars - Kompania Eclog International, me seli në Dyzeldor, më në fund, pas disa shpifjeve mediake në adresë të saj, ka marrë një lajm pozitiv nga Gjykata e Apelit e Hamburgut. Zyra për Marrëdhnië me Publikun e kësaj kompanie njofton opinionin e gjerë se Gjykata e apelit e Hamburgut ka lëshuar vendim të shpejtë kundër Norddeutschen Rudfunk-ut (NDR-së).

Parashtruesi i kërkesës është Ecolog AG, një kompani udhëheqëse për sa u përket shërbimeve logjistike për forcat ushtarake në rajonet e krizës. Arsyeja e parashtrimit të kërkesës bazohej në shprehjen e pabazë të dyshimit nga ana e NDR-së në  programin e saj të radios, në publikimet e saj në internet (para së gjithash, në  tagesschau.de) dhe në një informatë për shtyp. Me këtë rast NDR-ja e ka shprehur dyshimin, se firma Ecolog AG kontratat për misionin ISAF në Afganistan t’i ketë keqpërdorur për veprime ilegale. Në këtë kontekst është përmendur edhe “kontrabanda e drogës”.

Më tej NDR-ja ka raportuar edhe për aludime të mundshme sa i përket veprimtarisë  në sferën e “kriminalitetit të organizuar” nga ana e familjes së themeluesit të Ecolog-ut. “Akuzat që të gjitha janë të pabaza dhe pa asnjë pikë substance”, sqaron Thomas Wachowitz, antar i bordit të  firmës Ecolog AG.

“Ne ia kemi ofruar më shumë herë mundësinë NDR-së, për të hedhur një vështrim gjithëpërfshirës në veprimtarinë  tonë dhe në strukturat e sipërmarrjes, që ajo të ketë një pasqyrë sa më të qartë sa i përket ecurisë interne dhe eksterne të sipërmarrjes. Kjo gjë nuk është shfrytëzuar. Për më tepër, NDR-ja ka përhapur akuza të pabaza dhe kompanisë tonë i ka shkaktuar një dëm të madh të  reputacionit.”

Në mënyrë konsekuente ia ka ndaluar tani Gjykata e apelit e Hamburgut (Numri i dosjes 234 O 94 10, vendimi i datës 5 mars 2010) NDR-së përsëritjen e shprehjeve përkatëse të dyshimit ndaj firmës Ecolog AG. Më tej në këtë vendim të  shpejtë NDRsë gjithashtu i ndalohet, që ta përsërisë dyshimin e shprehur ndaj familjes së themeluesit të kompanisë, se gjoja kjo qenka e pleksur në “kriminalitetin e organizuar”. “Ne gëzohemi, që besimi ynë në shtetin ligjor është vërtetuar dhe që Gjykata e apelit e Hamburgut ia ka ndaluar NDR-së këto shprehje të dyshimit”, është shprehur Wachowitz.

NDR-së tashmë në  një vendim të mëhershëm, të lëshuar nga Gjykata e apelit e Kelnit, i është ndaluar të pohojë, se Ecolog-u deri në vitin 2007 paska marrë  projekte nga Armata Federale Gjermane (Bundesveri) pa u shpallur paraprakisht asnjë konkurs. “Pas vendimit të  sotëm të Gjykatës së apelit të Hamburgut ne do të ndërmarrim hapa konsekuentë  për sanimin e dëmit, të shkaktuar si rrjedhojë e raportimit të NDR-së  dhe kundër NDR-së do të ngremë pаdi për zhdëmtim”, sqaron më tej Wachowitz.

Krahas një padie të  këtillë në Gjermani, Ecolog AG e shqyrton mundësinë e ngritjes së padive për zhdëmtim në vendndodhjet tjera të  kompanisë, ku është cenuar imazhi i kompanisë me anë të raportimeve të pavërteta të NDR-së, madje gjithsesi edhe në  SHBA.

Vendimi i fundit gjyqësor i Gjykatës së Apelit në Hamburg dhe ai paraprak në  Keln, dëshmojnë se makina e shpifjeve mund ta lë në  baltë atë që e përdor për të bartur të  pavërteta. Kësaj radhe, gazetari Christoph Heinzle, jo vetëm që ngeli në baltën që e krijoi vet, por ai baltosi edhe mediumin ku punon, duke e bërë atë, padrejtësisht, vegël për prodhimin e  të pavërtetave mbi kompaninë prestigjioze Ecolog.

Reagimet që erdhën menjëherë  pas këtij vendimi gjyqësor, janë shumë pozitive. Të punësuarit në kompaninë Ecolog, si dhe themeluesit e kësaj kompanie, familja Destani, po përjetojnë një satisfaksion të madh moral, që më në fund drejtësia gjermane ndajti, njëherë e përgjithmonë të vërtetën nga e pavërteta, punën e ndershme nga manipulimi.

“Me keto shpifje te adresuara tek ne, jo vetem që donin ta dëmtojnë imazhin e  kompanisë tonë si dhe përkartësinë tonë kombëatre, por këto shpifje e matrapazllëqe ishin të drejtuara drejtperdrejtë edhe ndaj nderit dhe fytyrës së familjes time që e kemi trashëguar nga gjyshërit dhe stregjyshrit tanë Destani, nder ky që u ruajt dhe u kultivua  deri këtu vetëm me mund dhe punë shumë të pastër”, u shpreh kryefamiljari,  z. Lazim Destani.

Në një shtet ligjor si Gjermani, të pavërtetat nuk kanë shansë të mjegullojnë punën e ndershme të askujt. Le të jetë edhe ky vendim gjyqësor mësim për të gjithë ata gazetarë e opinionist, të cilët jo rrallë penën e përdorin edhe për të helmuar zemrat e pafajshme.

Familja Destani ka edhe një  arsye më shumë t’i besoj  këtij shteti, duke premtuar se në të ardhmen kompania e tyre Ecolog, dhe të gjitha bizneset tjera përcjellëse që kanë, do të jenë në shërbim të zhvillimit dhe përparimit ekonomik e sociale të rajoneve ku ata veprtojnë. 

Emin AZEMI
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)