19 Prill 2024

Dogana vazhdon me rritjen e të hyrave, kalohen 930 milion

Prishtinë, 7 nëntor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave, saktësisht janë mbledhur 934 milion euro.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka theksuar se krahasimi në mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që Dogana ka një rritje prej 6.2 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 55 milion euro më shumë.

Pra gjatë sipas tij në vitin 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 879 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 934 milion euro.

"Edhe me matjen kundrejt projeksionit buxhetor dogana ka arritur të kaloj projeksionit e qeverisë derisa sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij parashikimin e buxhetit që është përcaktuar në 1 miliard e 100 milion euro", ka thënë Stavileci.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)