29 Mars 2024

Dogana për nëntë muaj ka grumbulluar 837 milion euro

Prishtinë, 5 tetor 2018, - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës  nëntë mujore  Janar - Shtator të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana në total arritën vlerën prej rreth 837 milion euro.

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganës ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.13 për qind apo rreth 25.5 mil euro më shumë.

Në anën tjetër sipas tij ndikim në të hyra e grumbulluara nga Dogana gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale qe i referohet  lirimet nga taksat ne import  për prodhuesit si dhe importi i veturave te përdoruara.

Stavileci ka thënë së sa i përket lirimeve sipas MSA  duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 milion, ndërsa  ndikimi në të hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 milion euro.

"Këtu duhet theksuar gjithashtu  edhe ndikimi nga kufizimi i importit te veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 9816 copë vetura te përdoruar më pak ne import, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie prej 16.7 mililion euro më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar tek kategoria e veturave te përdorura ,ndërsa tek veturat e reja kemi një rritje te importit prej 583 cope vetura qe ka ndikuar te kemi edhe te hyra me shume tek kjo kategori e veturave te reja  për rrethe 2 milion euro", ka theksuar Stavileci.

Përkundër te gjitha këtyre ndikimeve ne te hyra si nga  lirimet nga taksat për prodhuesit, ndikimi nga MSA dhe kufizimi ne importit te veturave , Dogana e Kosovës ka vazhduar të tregoj një performacë shumë të mirë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)