23 Prill 2024

Dogana mbledhe 212 milion euro gjatë periudhës Janar - Mars 2018

Prishtinë, 5 prill - Dogana e Republikës e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar me performancë të mirë në aspektin e realizimit të të hyrave.

Parashikimi vjetor i të hyrave në kufi sipas buxhetit për vitin 2018 është 1,175 milionë euro.

Dogana gjatë periudhës Janar-Mars 2018, pra në këtë tremujor ka arritur në total vlerën prej rreth 212 milion euro.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, të hyrat doganore shënuan rritje për 2% apo 4.1 milion euro më shumë.

Gjate kësaj periudhe, ndikim tek të hyrat nga importi  kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi me 1 Janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik.

Për ketë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milion euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milion euro vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet  që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me  tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë  shënuar një rritje  prej 116%. 

Kategori tjetër që ka ndikuar në të hyra me pak është edhe MSA , ku përgjatë kësaj periudhe (tremujori i parë)  ndikimi nga MSA është rreth 8.8 milion euro apo rreth 41.6% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Gjithashtu efekti i vendimit në  kufizimin e veturave në import  deri në 10 vite, ka ndikuar që të kemi rënie  të importit të veturave të përdorura për 46% dhe efekti negativ në të hyra vetëm për ketë 3 muaj  tek kategoria e importit të veturave të përdoruara është 4 milion euro.

Sa i përket eksportit, në sasi ka shënuar një rënie prej 15.63%, ndërsa në vlerë shënon rritje prej 2.59% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Përkundër politikave fiskale, MSA dhe vendimit për kufizimin e veturave që kanë ndikuar në të hyra, përsëri Dogana ka arritur që të performojë  mirë në mbledhjen e të hyrave  për ketë tremujor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)