12 Prill 2021

Dogana mbledh 34 milion euro më shumë

Prishtinë, 2 prill - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur që të arkëtoj 14 për qind më shumë të hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar.

Adriatik Stavileci zëdhënes i Doganës ka thënë së rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performacës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve  doganor në parandalimin e kontrabandës.

''Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 14%  më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 34 milion euro më shumë'', ka thënë Stavileci.

Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milion euro.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)