28 Mars 2024

Dogana britanike ofron edhe me tej përkrahje për Doganën e Kosovës

Londër, 5 qershor - Drejtori i Doganës i Republiës së Kosovë, Bahri Berisha është duke qëndruar për vizitë në Britaninë e Madhe, respektivisht në Doganën Britanike.
 
Gjatë qëndrimit në Londër, Berisha është duke zhvilluar takime me partner tonë në Doganën britanike, derisa sot pati edhe takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganës Britanike zt. Bill Williamson  me bashkëpunëtor.
 
Derisa dogana britanike dhe ajo kosovare kanë histori të mirë të bashkëpunimit prandaj dogana britanike ofroj edhe me tej përkrahjen e saj  për Doganën e Kosovës në OBD,  gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve në kuadër të lehtësirave tregtare, antikontrabandës, inteligjencës dhe hetimeve doganore.
 
Drejtori i Përgjithshëm, Berisha thekson se dogana e Kosovës është falënderuese për Doganën Britanike dhe asistencën që ka ofruar përgjatë viteve si dhe për vazhdimin e përkrahjes për Doganën në çështjet e lehtësimit të tregtisë, operatorët e autorizuar ekonomik dhe në fushën e zbatimit të ligjit.    
 

.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)