29 Mars 2024

Dita Ndërkombëtare e Bio -Diversitetit

Prishtinë, 22 maj - Dita Ndërkombëtare për Diversitet Biologjik (DNB) mbahet cdo vit me datë 22 Maj.

Tema globale e kësaj dite per vitin 2018 është Festojmë 25 vjet veprimtari për Biodiversitetin, me qëllim (a) shënimin e përvjetorit të 25 te hyrjes në fuqi të Konventës për Diversitet Biologjik , dhe (b) theksimin e progresit të bërë në përmbushjen e objektivave të saj në nivel kombëtar dhe global.

DNB ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të çështjeve që kanë të bëjnë me diversitetin biologjik.

Sot, habitatet e njeriut po degradohen, gjë e cila kontribuon në ulje të biodiversitetit. Kjo ka një efekt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e njerëzve, reduktimin e varfërise, dhe zhvillimin e qëndrueshëm global.

Dita  Ndërkombëtare e Bio-Diversitetit thekson gjithashtu strategjitë e mundëshme për të mbrojtur bio-diversitetin dhe shumëllojshmërinë e jetës në planet.
 
Organizata ,Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit  (CNVP) është organizatë Lider  e shoqërisë civile, e cila përdor analiza të bazuara në evidenca për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme të komuniteteve rurale që preken nga procesi I vazhdueshëm I ndryshimeve klimatike dhe mjedisore.

Aktive  në gjashtë vendet e Ballkanit që kërkojnë të anëtarësohen në BE, fushat  kryesore ku  CNVP operon janë:  ndryshimet klimatike, mjedisi, biodiversiteti dhe menaxhimi I qëndrueshëm I burimeve natyrore: zhvillimi agro-rural, duke përfshirë mbështetjen për forcimin e zinxhirit të vlerës së bimëve, produkteve jo-drusore dhe biomasës; mobilizimi I komunitetit, barazia gjinore dhe përmirësimi i qeverisjes; po ashtu dhe energjia e rinovueshme dhe menaxhimi I mbetjeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)