25 Prill 2024

Diskutohet struktura e re organizative e ATK-së

Prishtinë, 5 prill - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj pas disa takimeve me ekspertët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sot në takim të përbashkët me Menaxhmentin e Lartë ka diskutuar skemën e re organizative të administratës tatimore.

Skema e re organizative është duke u bërë si rezultat i nevojës për funksionalizim më të mirë dhe arritjen e objektivave strategjike të ATK-së.

Për rishikimin e strukturën organizative  FMN ka dhënë rekomandimet e tyre, në raportin e muajit dhjetor 2017 ”Përmirësimet në Administratën Tatimore: Hapat e menjëhershëm” përmes të cilit është rekomanduar që të bëhet analizë e strukturës organizative të ATK-së, për të identifikuar mundësit e mos-efikasitetit aktual të strukturës, me qëllim që ndryshimet të reflektojnë në  rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit, si dhe shfrytëzimin sa më racional të resurseve që janë në dispozicion.

Misioni i FMN-së, i cili ka mbështetur ATK-në në shumë projekte, po ashtu ka ofruar mbështetje edhe në këtë proces, duke shprehur se ristrukturimi i skemës organizative do të ndikojë direkt në ngritjen e performancës së ATK-së, dhe do të ofroj qëndrueshmëri institucionale, karshi obligimeve ligjore.

ATK është e përkushtuar që të ofroj shërbime profesionale dhe kualitative për tatimpaguesit, në mënyrë që ata t’i kryejnë me kohë obligimet e tyre!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)