16 Prill 2024

Diskutohet për të drejtat e gruas në trashëgimi

Prishtinë, 26 qershor - Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN në Kosovë organizon sot tryezën ku do të diskutohet mbi të drejtat e pronës dhe trashëgimisë dhe analizën se si ligji përfaqëson gratë.

Në tryezë do të marrin pjesë prokurorë, gjyqtarë, avokatë, noterë dhe përfaqësues te shoqërisë civile.

Analiza dhe sugjerimet nga kjo tryezë do të përfshihen në përpilimin e kërkesës për ndryshim të ligjit, nga BIRN Kosova.

Ky projekt mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi - E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)