23 Prill 2024

Diskutohet për politikat fiskale në 10 vitet e fundit

Prishtinë, 12 shkurt - Oda Ekonomike Amerikane ka deklaruar se legjislacioni fiskal dhe doganor në vend ka qenë subjekt i disa ndryshimeve gjatë viteve të fundit, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të politikave politika fiskale që nxisin zhvillimin e sektorit privat, me theks të veçantë në sektorin e prodhimit.

 Në prag të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sipas OEAK tani është koha që të bëhet një rishikim i politikave fiskale deri, ndikimi që ato kanë pasur deri tani, dhe hapat që institucionet mund të ndërmarrin në të ardhmen që të rritet konkurrueshmërinë e sektorit privat, veçanërisht atij prodhues në Kosovë.

Për të diskutuar mbi këtë temë, Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën e të titulluar “Politikat Fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”, ku në cilësinë e panelistëve do të jenë Ministri i Financave Bedri Hamza, deputetët Mimoza Kusari Lila dhe Avdullah Hoti, Drejtori i Përgjtihshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, si dhe biznese prodhuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)