20 Prill 2024

Diskutohet për kushtet e punës të gazetarëve dhe zbatimin e ligjeve të punës

Prishtinë, 15 nëntor - Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon takimin e grupit punues me media lidhur me kushtet e punës të gazetarëve.

Takimi i grupit punues do të adresojë kushtet e punës të gazetarëve dhe zbatimin e ligjeve të punës në Kosovë.

Temat që do të diskutohen janë pagat e gazetarëve, kontratat e punës, pushimi i lehonisë, kompensimet për punë jashtë orarit dhe puna praktike.

Në mesin e ftuarve në këtë punëtori janë përfaqësuesit e mediave, të Asociacionit të Gazetarëve, të shoqërisë civile, ligjvënës dhe përfaqësues të Inspektoratit të Punës. Punëtoria do të mbahet në suazat e një projekti më të gjerë të OSBE-së mbi vetëdijesimin e gazetarëve dhe mundësimin e kryerjes së detyrave pa qenë të frikësuar apo të kërcënuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)