29 Shkurt 2020

Diskutohet për kapacitetet e institucioneve për ndihmë shtetërore

Prishtinë, 14 shkurt - Instituti GAP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temën 'Kapacitetet dhe pavarësia e institucioneve për ndihmë shtetërore'.

Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) është një marrëveshje e nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian e cila shërben për t’u dhënë prioritet obligimeve kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në fushën e (I) qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, (II) konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve, si dhe (III) punësimit dhe arsimit.

Instituti GAP ka hartuar një raport ku trajton mënyrën e funksionimit dhe statusin e institucioneve që mbulojnë pjesën e ndihmës shtetërore në Kosovë dhe vendet fqinje.

Raporti ofron edhe rekomandime mbi ngritjen e kapaciteteve të këtyre institucioneve.

Pas prezantimit të të gjeturave të raportit do të kemi një diskutim mbi punën e institucioneve të ndihmës shtetërore në Kosovë në veçanti, duke i kontribuar debatit publik mbi vazhdimin e agjendës evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)