25 Prill 2024

Digjitalizimi ndihmon prodhuesit vendorë në ngritjen e kapciteteve prodhuese

Prishtinë, 26 korrik  - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka takuar sot Klubin e Prodhuesve të Kosovës më të cilët ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shërbim të përmirësimit të bilancit tregtar të Kosovës. Gjithashtu temë  diskutimi ishte edhe përkrahja e ndërmarrësve kosovarë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes Programit për financimi të NVM-ve i lansuar ditë më parë.

Ministri Beqaj ka thënë më këtë rast se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë përkrahëse e fuqishme e prodhuesve vendorë, duke ndihmuar që prodhuesit të avancojnë proceset e prodhimit përmes digjitalizimit.

“Prodhuesit vendorë janë punëdhënës, janë taksapagues të mdhenjë që po tëntojnë ta përmirësojnë bilancin tregtar të Republikës së Kosovës. Diskutuam për  përkrahjen ligjore, instiucionale dhe pse jo edhe financiare të ideve të tyre që krijojnë vende pune stabile, që rrisin potencialin ekonomik, me synim që produktet tona të rrisin nivelin e konsumimit brenda vendit dhe të eksportohen jashtë”, theksoi ministri Beqaj. 

Ndërsa z. Astrit Panxha Drejtor i Klubit të Prodhuesve të Kosovës e falenderoi ministrin Besim Beqaj për takimin dhe tha se takimi ishte informues në lidhje me projektet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe diskutim për mundësitë e bashkëpunimit.

“Nga ministri Beqaj u informuan në lidhje me projektet e Ministrisë dhe punët e mira që janë duke u bërë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si për projektet inovative që po zhvillohen nga organizatat jo qeveritare, por edhe për thirrjet publike për financim të start-upeve dhe NVM-ve”, tha z. Panxha.

Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për mundësinë që e kanë prodhuesit vendorë të përfitojnë nga Programi për mbeshtetetje financiare, i cili është lansuar ditë më parë, në veçanti në fushën e ngrtjes së kapaciteteve profesionale të ndërmarrjeve.

Vizita e ministrit Besim Beqaj në KPK është realizuar më qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe me qëllim të promovimit të Programit për financim të NVM-ve, lansuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.​



 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)