25 Prill 2024

Delawie e siguroi ministrin Reçica për mbështetjen e SHBA-ve

Prishtinë 21 shtator - Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Skender Reçica, sot priti në një takim njoftues, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Ministri Reçica falënderoi Ambasadorin Delawie për vizitën dhe në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhënë Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit. 

Ministri Reçica gjithashtu njoftoi Ambasadorin për punët dhe sfidat që e presin në realizimin e planit dhe programit qeverisës në MPMS, duke u shprehur me optimizëm që me punë dhe vullnet do tregohen rezultate të dëshiruara e të pritura nga qytetarët.

Ambasadori Delawie, uroi ministrin Reçica për detyrën dhe e siguroi se mbështetja e SHBA-ve nuk do të mungojë, në të gjitha projektet që ngrisin kualitetin dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)