10 Gusht 2020

Defiçiti buxhetor në SHBA shënon rekordin prej 864 miliardë dollarësh

Prishtinë, 14 korrik - Qeveria federale arriti defiçitin më të lartë mujor të buxhetit në histori në qershor pasi shpenzimet për programet për të luftuar recesionin e shkaktuar nga koronavirusi u rritën ndjeshëm ndërsa miliona humbje në vendet e punës sollën ulje në të ardhurat tatimore.

Departamenti i Thesarit raportoi të hënën se defiçiti arriti në 864 miliardë dollarë muajin e kaluar, një sasi që tejkalon deficitet më të mëdha në historinë e vendit dhe është mbi rekordin e mëparshëm të defiçitit mujor prej 738 miliardë dollarësh në prill. Kjo shumë është e lidhur edhe me triliona dollarët që Kongresi ka dhënë për të lehtësuar ndikimin e mbylljeve në shkallë të gjerë që ndodhën në përpjekje për të kufizuar përhapjen e pandemisë.

Për nëntë muajt e parë të këtij viti buxhetor, i cili filloi më 1 tetor, arriti në 2.74 trilionë dollarë, gjithashtu një rekord për atë periudhë. Zyra e Buxhetit në Kongres parashikon se vendi do të arrijë një defiçit prej 3.7 trilion dollarësh për tërë vitin fiskal.

Kjo shumë do të tejkalonte rekordin vjetor të mëparshëm prej 1.4 trilionë dollarësh të vendosur në vitin 2009 kur qeveria shpenzoi shumë për të nxjerrë vendin nga recesioni i shkaktuar nga kriza financiare e vitit 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .