27 Janar 2023

D4D nxjerrë në pah gjendjen rajonale të fuqizimit ekonomik të grave

Prishtinë, 23 nëntor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mbran konferencën rajonale ku do të publikojë hulumtimin rajonal “(Pa) Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të nxjerrë në pah gjendjen rajonale të fuqizimit ekonomik të grave, si dhe dimensionet institucionale dhe sociale.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë Ambassadori Jens Eric Grondahl dhe zv Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Resul Makreshi. Gjithashtu në këtë konferencë do të marrin pjesë një gamë e gjerë pjesëmarrësish nga komuniteti lokal dhe ndërkombëtar.

Ky hulumtim realizohet në partneritet me Center for Research and Policy Making (Maqedoni e Veriut), Institute for Strategic Studies and Prognoses (Mali i Zi), Gender Alliance for Development Center (Shqipëri) dhe Foundation BFPE for Responsible Society (Serbi).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)