24 Prill 2024

D+ publikon raportin e mbikëqyrjes së prokurimit publik

Prishtinë, 9 nëntor - Demokraci Plus (D+) organizon debatin kushtuar mbarëvajtjes së procesit të prokurimit publik në Kosovë.

Në kuadër të kësaj tryeze D+ do të bëjë edhe publikimin e raportit të mbikëqyrjes së prokurimit publik për vitet 2014-2016.

Qëllimi i tryezës është diskutimi në lidhje me të gjeturat dhe shkeljet e identifikuara në prokurim publik nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

Po ashtu në këtë tryezë do të prezantohen edhe rekomandime shtesë për adresimin e të gjeturave nga këto institucione. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)