28 Mars 2024

Çohu adreson problemet lidhur me financimin e partive politike

Prishtinë, 12 shtator - Organizata Çohu! mban konferencë për media lidhur me financimin e partive politike në Kosovë.

Pasi që në këtë kohë janë duke u diskutuar ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike, ÇOHU! do të adresojë problemet ekzistuese lidhur me këtë proces.

Pas publikimit të raporteve të auditorit për periudhën 2013-2016 mbi pasqyrat financiare të partive politike, ÇOHU! ka analizuar të hyrat e partive dhe ka gjetur që natyra e financimit të tyre vazhdon të mbetet e njëjtë me vitet paraprake.

Duke marrë parasysh problemet që dalin nga mosrregullimi i financimit të subjekteve politike, Organizata ÇOHU! ka realizuar një videograf për të paraqitur në mënyrë vizuale raportet klienteliste që kanë lindur si pasojë e moskontrollimit të financave të partive politike.

Përmes këtij videografi do të publikohen shumat e mjeteve që secila parti politike ka pranuar nga biznese të ndryshme, si dhe numri dhe vlera totale e tenderëve që këto biznese i kanë marrë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)