25 Prill 2024

Certifikohet edhe një kompani Kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë, 18 shtator - Sot në  një ceremoni të organizuar nga dogana Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm Ibrahim Xhaka ndau certifikatën e operatorit të autorizuar ekonomik  për kompaninë Frutex.  

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore (World Bank Group) ka bërë shpërndarjen e radhës së certifikatës për Operatorët Ekonomik të Autorizuar tani në Kosovë janë certifikuar tri (3) kompani për operator të autorizuar ekonomik.

U.D. i Doganës së Kosovë Xhaka theksoj deri tani kemi certifikuar 2 kompani dhe kjo sot është kompania e tretë, gjithashtu janë edhe tri kompani tjera të cilat kanë aplikuar.

"Ne iu bëjmë thirrje kompanive kosovare që aplikojnë pasi këto procedura iu mundësojnë procedura të thjeshtëzuara dhe kosto më të ulët", ka theksuar Xhaka.

Drejtori i kompanisë Frutex z. Palushi theksoj “Falënderoj ekipin që ka punuar me muaj për ta fituar këtë projekt, i cili është i rëndësishëm për ne dhe praktikisht sot kompania jonë përveç prodhimit do ta ketë edhe një terminal doganor (procedurë doganore) i cili do të jetë në hapësirat tona dhe natyrisht do të jetë për qëllim të brendshëm dhe ekskluzivisht për kompaninë tonë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)