20 Prill 2024

Çekia mirëpret avansimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Pragë, 27 prill - Delegacioni i Odës Ekonomike të Kosovës udhëhequr nga Kryetari z.Gërxhaliu me bashkëpunëtor, qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën Çeke, ku ishin mirëpritur nga Kryetari i Odës Ekonomike të Brno-së z.Cenek Absolon dhe përfaqësues të komunitetit të biznesve anëtare në këtë asociacion.

Delegacionin e Kosovës e nderoi me praninë e tij edhe ambasdori fuqiplotë i Republikës së Kosovës z.Arbër Vllahiu si dhe Drejtori për Marrëdhënie Tregtare pranë Ambasadës Çeke në Kosovë z. Vladisav Pur.

Përveç prezentimit të mundësive për investime në Kosovë si dhe identifikimet të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen u vizitua edhe panairi më i madh i organizuar në Republikën e Çekisë, ku ishin të prezentuara firma të shumta ndërkombëtare në fushën e ndërtimtarisë, mobilerisë si dhe në teknologji inovative, në rastin konkret Smart City.

Raportet e mira politike në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Çekisë duhet të fuqizohen me ngritjën e bashkëpunimit ekonomik dhe në këtë drejtim ekzistojnë potenciale të shumta sidomos në fushën e edukimit, ambientalizmit, teknologjisë informative, agrobizneseve dhe përpunimit të ushqimeve e në veçanti transferi i përvojave çeke në rrugëtimin e suksesshëm drejt integrimit evropian theksoi Kryetari Gërxhaliu.

Shteti Çek vlerëson lartë të arriturat e Kosovës sepse shumë kompani të këtij vendi janë aktiv në Kosovë, në veçanti në menaxhimin e ujërave të zeza dhe ambientalizëm si dhe në IT dhe përpilim të projektve dhe biznesplaneve të ndryshme për aplikim në fondet IPA apo edhe tek donatorët tjerë. Informacionet e arritura janë pozitive dhe dua të besoj që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy Odave do të intensifikohet dhe do t’i mbështesim proceset e nevojshme për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt familjës evropiane bazuar në zhvillim ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit e mbi të gjitha në përmirësim të imazhit të saj.

Ambasadori Vllahiu i informoi të pranishmit për aktualitetin politik në Kosovë, për të arriturat por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shteti i ri duke vënë në pah rëndësinë e partneritetit gjithëpërfshirës me Republikën Çeke dhe ky partneritet të jetë në funskion të arritjës së objektivave tona shtetërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)