19 Prill 2024

Buxheti i Arabisë Saudite shënon deficit prej mbi 49 miliardë dollarë

Riad, 29 tetor - Buxheti i Arabisë Saudite njoftoi një deficit prej 49.2 miliardë dollarë në 9 muajt e parë të vitit 2020.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arabisë Saudite për shkak të rënies së çmimeve të naftës gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) të ardhurat e përgjithshme të buxhetit ranë me 24 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2020 duke arritur në 144.4 miliardë dollarë.

Ndërsa shpenzimet e shteti në periudhën e 9 muajve të parë ranë me 3 për qind duke arritur në 193.6 miliardë dollarë.

Buxheti i të njëjtës periudhë vitin e kaluar ishte 190.3 miliardë dollarë.

Të ardhurat e vendit nga nafta shënuan rënie prej 33 për qind në bazë vjetore si rezultat i rënies së çmimeve globale të naftës, e cila gjithashtu ka shkaktuar deficit në buxhet.

Për shkak të masave të marra ndaj COVID-19 edhe të ardhurat jashtë naftës kanë shënuar rënie me 5 për qind.

Borxhi publik i Arabisë Saudite që ishte 180.8 miliardë dollarë në fund të vitit 2019, në tre-mujorin e tretë të këtij viti ka shënuar një rritje prej 25 për qind duke arritur në 226.14 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)