23 Prill 2024

Bruto Produkti Vendor shënon rritje reale për 4.4 për qind

Prishtinë, 28 dhjetor - Agjencia e Statitsikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e tretë (TM3) 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV në TM3 të vitit 2017 shënon rritje reale për 4.4% në krahasim me TM3 të vitit 2016.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: Furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (28.89%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (25.6%); ndërtimtaria (9.6%); transporti dhe magazinimi (7.48%); industria nxjerrëse (6.3%); tregtia me shumicë dhe pakicë (4.76%); hotelet dhe restorantet (4.05%); bujqësia, gjuetia dhe pylltaria (3.34%); industria përpunuese (2.16%); dhe afarizmi me pasuri të patundshme (2.01%).

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e administrimit publik (1.68%).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve (29.39%); formimin e bruto kapitalit (8.83%); dhe në importin e mallrave dhe shërbimeve (6.72%).

Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (7.65%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (1.35%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)