28 Mars 2024

Britania mbështet projektet e MPMS-së

Prishtinë, 25 shtator - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot priti në një takim njoftues, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Ministri Reçica falënderoi Ambasadorin O’Connell për vizitën e tij si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe dhënë Kosovës.

Ministri Reçica njoftoi Ambasadorin për sfidat e MPMS-së në realizimin e planit dhe programit qeverisës, duke u shprehur angazhimin e tij personal dhe vullnetin për të treguar rezultate të dëshiruara, për të realizuar pritshmëritë e qytetarëve.

Ambasadori O’Connell, uroi ministrin Reçica për detyrën e re dhe përcolli mbështetjen e tij dhe Qeverisë Britanike për Kosovën, në veçanti në mbështetjen e projekteve të cilat ngrisin kualitetin e jetës së qytetarëve, edukimin profesional të të rinjve si dhe mbështetjen për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet vete dhe të shtyjnë përpara projektet me interes të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)