23 Shkurt 2019

Britania do të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor

Londër, 10 korrik - Britania tha se gati do të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor, për t’iu ndihmuar vendeve të këtij rajoni që të trajtojnë kërcënimet e përparimit të tyre, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me drogë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, i bëri këto komente në Londër, ku sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim marrin pjesë udhëheqës të gjashtë vendeve të këtij rajoni, ashtu si edhe figura evropiane jashtë tij, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Tubimi është samiti i pestë në kuadër të Procesit të Berlinit, i krijuar në vitin 2014, me qëllim thellimin e lidhjeve midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)