24 Prill 2024

Britani e Madhe me monedhë speciale 50-centëshe për të shënuar Brexit-in

Londër, 27 janar - Qeveria angleze ka shtypur 10 milionë monedha speciale 50-centëshe, të cilat do të hidhen në qarkullim më 31 janar 2020 për të shënuar largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Kjo monedhë me mbishkrimin “Paqe, mirëqenie dhe miqësi me të gjitha kombet”, e cila iu prezantua medias nga ministri i Financave, Sajid Javid, përfaqëson Brexit-in.

Kështu, Britania e Madhe do t’i japë fund këtë javë thuajse gjysmë shekulli anëtarësie në BE duke finalizuar një nga lëvizjet historike që e ka ndarë jo pak vendin.

Në orën 23:00 (sipas kohë lokale) të 31 janarit 2020, Anglia do të bëhet vendi i parë që del nga blloku 28 anëtarësh i BE-së, zona më e madhe e një tregu të përbashkët në botë, të cilës iu bashkua në vitin 1973.

Megjithatë asgjë nuk do të ndryshojë menjëherë, pasi do të ketë një periudhë tranzicioni mes Londrës dhe Brukselit, e cila do t’u lejojë të dyja palëve të bien dakord për një partneritet të ri në të ardhmen.

Britanikët do të mund të punojnë dhe të bëjnë tregti të lirë me shtetet anëtare të Unionit deri më 31 dhjetor 2020 dhe anasjelltas, edhe pse ata nuk do të jenë më të përfaqësuar në institucionet e BE-së.

Por nga ana ligjore dhe në vendimmarrje, Britania do të jetë jashtë përfundimisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)