13 Prill 2021

BQK e gatshme të ndihmojë në tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia

Prishtinë, 4 mars - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka mbajtur takime me përfaqësues të bizneseve, të bankave komerciale dhe me drejtues të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, me të cilët Banka Qendrore të Republikës së Kosovës ka krijuar një partneritet mjaft efektiv në mbështetje të ekonomisë së vendit gjatë kësaj periudhe jo të lehtë.

Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja së bashku me përfaqësuesit e bizneseve dhe bankat komerciale që operojnë në vend, falë këtij bashkëpunimi të ngushtë, kanë arritur të identifikojnë me kohë nevojat që kishte biznesi dhe qytetarët për të përballuar më lehtë vështirësitë që rrodhën nga kriza pandemike.

“Bazuar në këto nevoja, reaguam me kohë në lehtësimin e barrës së pagesës së kësteve kreditore për huamarrësit, duke bërë kështu që të zvogëlohen pasojat ekonomike të kësaj krize në vendin tonë.''

''Sidoqoftë, vështirësitë që ka shkaktuar kjo krizë ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në ekonominë tonë dhe varësisht nga zhvillimet e lidhura me masat e mundshme kufizuese, bizneset mund të vazhdojnë të ballafaqohen me vështirësi të ngjashme edhe gjatë periudhës në vijim”, tha Guvernatori Mehmeti.

Tutje ai tha se njëra ndër shtyllat kryesore të planit të rimëkëmbjes ekonomike, mbështetet pikërisht në lehtësimin e qasjes në financa përmes shfrytëzimit të skemës për garantimin e kredive, që ofrohet nga Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive.

“Ne e shfrytëzuam këtë takim për të diskutuar rreth efektivitetit të këtij programi të garantimit të kredive për të mbështetur ata që kanë nevojë që të përfitojnë nga ky program.''

''Me këtë rast, potencuam rëndësinë që FKGK-ja ta zbatojë në shkallë sa më të lartë misionin e saj në lehtësimin e qasjes në financa të shtresave apo sektorëve me qasje të vështirësuar në financa, duke u lehtësuar qasjen në financim bankar posaçërisht atyre që kanë vështirësi ta sigurojnë atë në mënyrë të pavarur.''

''Ne konsiderojmë që masat rregullatore të BQK-së për trajtimin e kredive të garantuara nga FKGK si asete pa rrezik për bankat, të cilat paraqesin një lehtësim shumë të rëndësishëm për sa i përket kërkesave rregullatore për kapital ndaj bankave, si dhe mbulesa e tarifës garantuese nga Qeveria e Kosovës, paraqesin lehtësime shumë të rëndësishme të cilat konsiderojmë se do të reflektojnë në kushte më të favorshme nga ana e institucioneve kredidhënëse, për kreditë e garantuara”, tha Guvernatori Mehmeti.

Guvenatori theksoi gjithashtu se BQK-ja mbetet e përkushtuar që ky partneritet të fuqizohet edhe më tutje, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe harmonizimit të politikave, në mënyrë që ato të jenë sa më efektive në mbështetje të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)