07 Prill 2020

BQK dhe USAID bisedojnë mundësitë që i ofron arbitrazhi në kontestet ligjore

Prishtinë, 26 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim një ekip të kontraktorëve të USAID-it, të udhëhequr nga Christopher Thompson përfaqësues i Checchi and Company Consulting.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar ekipin e kontraktorëve të USAID-it për zhvillimet  në sistemin financiar në përgjithësi dhe atë bankar në veçanti, si dhe për sukseset dhe sfidat e këtij sektori.  

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme që USAID-i amerikan ka dhënë për BQK-në në shumë projekte të realizuara, të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e sistemit financiar.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë që i ofron arbitrazhi në zgjidhjen e kontesteve ligjore, të cilat do të ndihmonin në zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit financiar.
 
Nga ana tjetër, përfaqësues i Checchi and Company Consulting Thompson shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e realizuar me BQK-në dhe falënderoi Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e tij të vazhdueshëm që ky bashkëpunim të rritet edhe më tutje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)