29 Mars 2024

BPV-ja me çmime aktuale në vitin 2016 ishte 6,070 milionë euro

Prishtinë, 30 tetor - Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2016, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në ESA 2010.

BPV-ja me çmime aktuale në vitin 2016 ishte 6,070.1 milionë Euro. Rritja reale në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015, ishte 4.06%. Ndërsa, BPV-ja për kokë banori për vitin 2016 ishte 3 386 euro.

Rritje reale për vitin 2016 kishte në këto aktivitete ekonomike: Ndërtimtaria 4.47%; Aktivitetetet financiare dhe të sigurimit 4.39%; Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 4.38%; Transporti dhe magazinimi 4.30%; Furnizimi me energji elektrike, me gaz 4.12%; Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi 3.08% etj.

Ndërsa rënie kishin këto aktivitete: Furnizimi me uje (-7.59%) dhe Industria nxjerrëse (-3.55%).

Ndërkaq, rritje reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2016 ishte siç vijon: Shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH 21.9%; Ndryshimet në inventar 10.5%; Importi i mallrave (FOB) 8.6%; Formimi i bruto kapitalit fiks 7.3%; Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake 6.6%; Eksporti i shërbimeve 4.7%. Ndërsa rënie kishin këto aktivitete: Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-6.3%); Eksporti i mallrave (-4.5%); Importi i shërbimeve (-4.3%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)