28 Mars 2024

Borxhi publik i Kosovës ka arritur në 1.1 miliardë euro

Prishtinë, 10 mars - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik në fund të vitit 2018 ka arritur në 1.1 miliardë euro që është për 9.7 përqind më i lartë krahasuar me vitin 2017.

Si përqindje e BPV-së, borxhi publik sipas BQK-se ka arritur në 17.1 përqind nga 16.2 përqind sa ishte në vitin 2017.

Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 17.8 përqind (i cili ka arritur në 676.6 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rënie prej 1.4 përqind duke arritur në 416.1 milionë euro.

"Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin publik është zvogëluar në 38.1 përqind nga 42.4 përqind sa ishte në vitin 2017. Përkundër rritjes, ky nivel i borxhit është ende larg pragut prej 40 përqind të paraparë me ligj."

" Për më tepër, ky nivel i borxhit publik e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit, të cilat sipas FMN-së, kanë një mesatare të borxhit publik prej 59.1 përqind”, thuhet në raportin e BQK-së “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)