28 Shkurt 2020

Bizneset kërkojnë nga Qeveria e re angazhim në aftësimin e fuqisë punëtore

Prishtinë, 30 gusht - Pavarësisht angazhimit të sektorit privat në aftësimin e të rinjve në industri të ndryshme, Qeveria duhet të luajë rol kyc në përgatitjen e të rinjve në fusha të caktuara përmes programeve strategjike afatgjate.

Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku bizneset e pranishme dhanë rekomandimet e tyre rreth kapitalit njerëzor në Kosovë për Qeverinë e re.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se ndër sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohen bizneset kosovare, e sidomos ato në sektorin e prodhimit, shërbimeve, dhe tregtisë, është edhe sigurimi i kuadrove të duhura të fuqisë punëtore, duke shtuar se Qeveria e re duhet të fokusohet edhe në aftësimin e të rinjve për të qenë të gatshëm për tregun e punës.

Përfaqësuesja e kompanisë Limak, Valentina Gara, tha se kapitali njerëzor është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e individëve për përgatitjen e tyre profesionale.

Ajo shtoi si të nevojshme investimin social në shoqëri në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës përmes trajnimeve të ndryshme, duke thënë se zhvillimi ekonomik arrihet jo vetëm nga hapja e vendeve të punës por duke krijuar kuadrot e duhura në vendin e punës përmes investimeve të bëra nga Qeveria në programe të ndryshme.

Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë Orbico, Fikret Havolli, tha se mungesa e kuadrove të kualifikuara duhet të adresohet si problem kryesor për të arritur zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Havolli tha se Qeveria e re në fokus duhet të ketë krijimin e një strategjie afatgjate për ta aftësuar fuqinë punëtore si dhe të prioritizojë zhvillimin e fushës së ndërmarrësisë.

Tutje ai shtoi si rekomandim krijimin e një pakoje stimuluese për të rinjtë në aftësimin e tyre sipas elementeve të KPI e cila do të ndihmonte në mbështetjen dhe motivimin e talentëve në vend për t’u zhvilluar më tutje.

Ndërsa përfaqësuesi Rainer Gerke nga kompania gjermane Getting Competent theksoi rëndësinë e promovimit të faktorëve të cilët mbajnë fuqinë punëtore në vend në mënyrë që Kosova të mos ketë mungesë në industri të caktuara.

Ai shtoi se Qeveria duhet të identifikojë arsyet se pse të rinjtë largohen nga vendi dhe të fokusohet në krijimin e kushteve të favorshme për aftësimin e tyre për të zhvilluar karrierën e tyre në vend, duke shtuar se kapitali njerëzor duhet të jetë faktor i cili nxit të rinjtë të mos largohen në tregje ndërkombëtare.

Në anën tjetër, Ariel Shaban nga kompania prodhuese KIVO tha se nevojiten reforma në programet afatgjate të punës praktike në universitete duke përmendur si kyce bërjen e një studimi konkret të nevojave në këtë drejtim, ku shtoi se vendimet e marra nga Qeveria do të bazoheshin në këto studime profesionale.

Ai shtoi poashtu si të rëndësisë parësore parashikimin e pozicioneve afatmesme dhe afatgjate duke thënë se nevojitet qasje më sistematike në edukimin professional për të balancuar ofertën dhe kërkesën në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020  - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)