29 Mars 2024

Bizneset duhet të trajtohen më dinjitetshëm tek ambasadat e huaja

Prishtinë, 20 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media ka folur lidhur me problemet që po u shkakton bizneseve mungesa e liberalizimit të vizave,  kjo pas ankesave të shumta të adresuara nga komuniteti i biznesit vendor në veçanti sektori prodhues dhe ai i  shërbimeve të cilët janë të izoluar në pamundësi të marrjes së vizave shengen për shtetet e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se moslibralizimi i vizave po ndikon negativisht në zhvillimin e biznesit në Kosovë.

“Në OEK çdo ditë e më tepër kemi ankesa të komunitetit të biznesit sa i përket vizave.Si rezultat i mungesës së lirisë së lëvizjeve, afër 39 për qind e bizneseve kanë përjetuar zvogëlim të aspekteve konkurruese. 38 për qind e bizneseve kanë rënie të eksporteve, ka biznese të cilat i kanë humbur partnerët e tyre të jashtëm.Koston e mosliberalizimit është duke e bartur sektori privat. Shumë politikanë në Kosovë nuk e kanë hallin e vizave sepse pjesa e tyre e posedojnë ose pasaportën diplomatike ose nënshtetësi të rajonit. Por brengën e kemi për komunitetin e biznesit”,tha Gërxhaliu.

I pari i OEK-ut, ka bërë apel tek ambasadat e BE-së të akredituara në Kosovë që të kenë një trajtim të posaçëm për komunitetin e biznesit sa i përket dhënies së vizave, meqenëse me problemin në rritje ,i krijuar në veçanti në dy vitet e fundit sa i takon aspektit të vizave, as marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare nuk kanë pasur efektin e pritur.

“Shumë biznese do të bëhen të detyruara të blejnë nënshtetësi të vendeve të rajonit, pasi vetëm për aplikim njerëzit këtu presin një vit. Besoj që ashtë një degradim që Kosovën po e dëmton në faza të shumta. Apeloj tek faktori ndërkombëtar, tek ambasadat e huaja të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik në Kosovë”.

Suad Qafëleshi përfaqësues i kompanisë “Tosa” kërkoi që bizneset të ndihmohen në këtë aspekt. Në të kundërtën siç tha si do të detyrohen të mbyllin bizneset.

“Jemi duke aplikuar në ambasadën austriake për vizë dhe është duke na refuzuar çdoherë. Nuk na marrin parasysh. Kemi bërë ankesa edhe me avokatë por nuk janë marrë parasysh nga ana e ambasadës austriake.Kompania jonë prej 12 vozitësve ka mbetë në 2 vozitës. Bëj apel për ndihmë se s’po mundemi me e vazhdu veprimtarinë”.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)