18 Prill 2024

Bizneset adresuan çështjet të cilat ndikojnë në operimin e tyre në Prishtinë

Prishtinë, 23 korrik - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi aktivitetin e radhës me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me qëllim kryesor të njoftimit të bizneseve anëtare të Odës Amerikane me planet e Komunës në lidhje me zhvillimin e qytetit si dhe me të arriturat e deritanishme në sektor të ndryshem të ekonomisë.

Në adresimin e tij ndaj përfaqësuesve të bizneseve prezente, Ahmeti theksoi se Komuna e Prishtinës është bërë iniciatore si dhe zbatuese e projekteve më të ndryshme të cilat kanë për qëllim përmirësimin e aspektit social si dhe atij ligjor.

Theks të veçantë Ahmeti i ka kushtuar projektit për parkingun nëntokësorë në vlerë 12-15 milionë euro i cili do të zhvillohet si rezultat i partneritetit publiko-privat.

 Ahmeti njoftoi se ky projekt perveç se e fortëson bashkëpunimin me sektorin privat, ai gjithashtu ndikon drejtpërdrejtë dhe në zvogëlimin e numrit të automjeteve të cilat qarkullojnë në brendësi të qytetit të cilat përveç se ndikojnë në ambient edhe u pamundësojnë qytetarëve qarkullimin e lirë në këmbë.

Krahas investimeve në infrastrukturë, Ahmeti njoftoi të pranishmit me planet kryesore të cilat janë në fokus për tre vitet e ardhshme të cilat përfshijnë zhvillimin e hartës zonale e cila parasheh krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillim të qytetit, zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të shërbimeve si bartës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, si dhe ndërtimin e pesë (5) shkollave fillore në lagjje të ndryshme në Prishtinë për të cilat infrastruktura fizike do të zhvillohet në konceptin e parteriteteve publiko-private.

Ahmeti gjithashtu njoftoi se ngritja e kapaciteteve në sektorin e shërbimeve është e domosdoshme duke marrë parasysh rritjen e lartë të kërkesës për shërbime.

Në lidhje me aspektin ligjor, Ahmeti gjithashtu ceku nevojën për ndërmarrjen e hapave më konkret në mbajtjen e rendit, ku përmendi dhe iniciativën për të konsideruar monitorimin e komunikacionit përmes kamerave dhe pajisjeve të tjera të cilat do të pamundësonin parkimet ilegale si dhe vozitjen e automjeteve me shpejtësi mbi normave të lejuara.

Në vazhdim, bizneset prezente adresuan çështjet të cilat afektojnë operimin e bizneseve të tyre si dhe hapat e ndërmarrë nga Komuna për përmirësimin e ambientit biznesor si dhe vetë ambientit.

Theks i veçantë u ngrit dhe mbi iniciativen për lejimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë (10 vjet) e cila cilësohet si e dëmshme për aspektin mjedisor si dhe me implikime shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)