24 Prill 2024

Bisnizmeni kosovar nuk ka të ndalur, fiton dy çmime ndërkombëtare brenda javës

Prishtinë, 25 tetor - Ardian Hoxha, ndërmarrësi i suksesshëm i cili ka 6 kompani në Kosovë të mërkurën dhe të ejtën, arritjeve të tij ju shtuan edhe dy çmime: Business Elite Award 40 under 40 në Amsterdam dhe Win Awards (World Interior News Awards) 2019 në Londër.
 
Business Elite Award 40 under 40, në Amsterdam organizohet për qëllim identifikimin e ndërmarrësve të shquar në botën e biznesit, vizionarët, inovatorët, ata që ndryshojnë mënyrën se si bëhen gjërat. 
 
Gjithashtu, në këtë mbrëmje Ardiani ishte i shoqëruar me Rina Malsori, drejtoreshë e kompanisë Frutti e cila poashtu morri çmimin, Elite’s Award 40 under 40. 
 
Në Londër, nominimi shkoj drejtë vendit të dytë, çmimi Silver, me enterierin më të mirë të American School of Kosova punuar nga kompania Maden e Ideal Vejsës. 
 
Në këtë rast biznesmeni i sukesshëm Ardian Hoxha u shpreh: 
 
“Pata kënaqësinë të jem së bashku me ekipën e Maden nga Kosova në Win Awards (World Interior News Awards) 2019 në Londër.
 
Me këtë rast fituam vendin e dytë, Silver Award me enterierin mbresëlënës të American School of Kosova!”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)