02 Prill 2020

Bislimi dhe Magno zotohen për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë, 27 shkurt - Ministri Besnik Bislimi priti në takim Drejtoreshën e Misionit të USAID për Kosovë, Lisa Magno, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe për zhvillimet e fundit në fushën që mbulon Ministria e Financave dhe Transfereve.

Ministri Bislimi e njoftoi dejtoreshën Magno mbi procesin buxhetor për vitin 2020, si dhe për prioritetet e Ministrisë, që dalin nga program i Qeverisë. Ai gjthashtu faleminderoi znj. Magno për mbështetjen e deritanishme të USAID dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ndërsa Drejtoresha e Misionit të USAID-it për Kosovë Lisa Magno  e uroi ministrin Bislimi për pozitën e tij të re, dhe ofroi mbështetjen e saj dhe të USAID-it për Ministrinë e Financave dhe Transfereve, me qëllim të forcimit tutje të stabilitetit fiskal të vendit.

Udhëheqësit e dy institucioneve u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, me synimin e implementimit të reformave që bien nën përgjegjësinë e Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)